Belinda Balluku i del para kriticizmit për uljen në Rinas të avionit Air Albania

Nga Exit News
Belinda Balluku i del para kriticizmit për uljen në Rinas të avionit Air Albania

Pas uljes së avionit Air Albania në aeroportin e Kuksit, ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku, në fjalën e rastit tentoi t’i dilte para kriticizmit për ndalesën që fluturimi bëri në Rinas.

Ajo shtoi se do të shpjegonte disa teknikalitete për ata që do të dilnin pas pak për të bërë “analistët e aviacionit“.

‘’Këtu ta keni, në aviacion ka rregulla. Rregulla, rregullore europiane dhë mbarëkombëtare, të cilat ne i respektojmë,” tha Balluku.

Ajo shtoi se “Duke nisur nga sot ky aeroport është operacional, ju sapo e patë jeni dëshmimtarët e këtij fakti.

Balluku njoftoi se prej ditës së nesërme kompanitë e interesuara do të nisnin testet për të provuar kushtet dhe se prej datës 17 qershor ai do të sihte plotësisht operacional.

Është aeroport operacional, ndërkohë nga ky moment i lihet në dorë koncesinarit për të vijuar me kompanitë. Nga këtu do fluturohet për Gjermani, Britani, Zvicër, në qytete që nuk fluturohen as drejt Tiranës. Gjeneza e një historie të re të aviacionit.’’- tha ajo.

Rikujtojmë se kryeminsitri Rama kishte paralajmëruar se avioni Air Albania do të udhëtonte nga Londra në aeroportin e Kuksit, duke nënkuptuar një linjë direkte.

Ndërkohë, fluturimi rezultoi të ishte ai i zakonshmi i linjës Londër-Tiranë, nga ku më pas u nis drejt Kuksit duke marr edhe kryeministrin Rama në bord.

Balluku nuk komentoi mbi liçencimin ndërkombëtar, ndërkohë që javën e kaluar tha se ishin ende në pritje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>