Ben Blushi fton Bashën e Metën në mocion mosbesimin ndaj Ramës

Ben Blushi fton Bashën e Metën në mocion mosbesimin ndaj Ramës

Ben Blushi, kryetari i Lëvizjes LIBRA ftoi sot Lulzim Bashën dhe Ilir Metën të bashkohen në mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit Rama.

Në një status në Facebook, Zoti Blushi shkruan:

E ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament, që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate. Pra nëse PD ka interes të nxjerrë Rilindjen nga Qeveria dhe LSI ka interes të nxjerrë PD nga çadra, janë votat për mocion mosbesimi kundër Edi Ramës.

Ftesa e Blushit vjen një ditë pas dështimit të negociatave me ndërmjetësimin e David McAllister e Knut Fleckenstein mes Ramës, Metës e Bashës.

Kjo është ftesa e dytë brenda muajit prill që deputeti Ben Blushi i bën Kreut të LSI-së për të rrëzuar qeverinë Rama me anë të mocionit të mosbesimit.

Sipas Kushtetutës, një e pesta e deputetëve në parlament mund të propozojë mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit, duke propozuar një kandidat tjetër për këtë funksion. Mocioni miratohet me një shumicë prej 71 votash.

Deri më tani, as Zoti Meta e as Zoti Basha nuk ka bërë asnjë deklaratë për ftesën e Zotit Blushi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>