Berisha nuk njeh vendimin e Bashës: Kompromisi Rama-Basha është nul

Nga Exit News
Berisha nuk njeh vendimin e Bashës: Kompromisi Rama-Basha është nul

Ish-kreu dhe deputeti i PD-së, Sali Berisha e konsideroi si “nul” vendimin për përjastimin e tij nga grupi parlamentar iPD-së të premten, duke shtuar se bëhej fjalë për një kompromis mes dyshes Rama-Basha.

“Garantoj se ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha,” deklaroi ai pas daljes nga seanca e parë parlamentare e legjislaturës së re.

“Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike,” shtoi Berisha.

Ai paralajmëroi sërish lëvizje brenda PD-së për t’i rikthyer  prestigjin e humbur, duke thënë se don të marr “çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton.”

Ai pohoi se ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-se dhe se mund të hyjë në selinë e saj në çdo kohë.

“Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmërinë, legjitimitetin, për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD-në në fasadë opozitë,”- përfundoi ai.

D

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>