Biden nis turin 8-ditor në Evropë

Nga Exit News
Biden nis turin 8-ditor në Evropë

Presidenti amerikan, Joe Biden, niset të mërkurën drejt Evropës, ku përgjatë 8 ditëve në vazhdim, do të marr pjesë në një sërë takimesh që synojnë përmirësimin e marrëdhenieve euroatlantike.

Ai pritet të marr pjesë të enjten në hapjen e Samitit të G7, i cili do të zgjas 3 ditë dhe ku do të diskutohen vaksinat, çështjet e lidhura me klimën si dhe taksa e propozuar globale mbi koorporatat multinacionale prej 15% të fitimit.

Takimet në Evropë tentojnë të kundërbalancojnë ndikimin gjeopolitik kinez, sipas një analize të Reuters.

Biden do të takohet gjithashtu me kryeministrin britanik, Boris Johnson si dhe Mbretëreshën Elisabeta e II.

Më pas ai do të marr pjesë në Samitin e Brukselit, ku pritet të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe atë të Këshillit të Evropës, Charles Michele.

SHBA pritet të heq tarifat ndërshkuese të vendosura nga administarta Trump për tregëtinë e hekurit dhe aluminit, duke promovuar një politikë bashkëpunuese me Bllokun.

Takimin e fundit Biden do ta zhvillojë me homologun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar konfliktet e muajve të fundit.

“Udhëheqësit do të diskutojnë për gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi,” shkruhet në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

 

LEXO  Prezantohet zyrtarisht ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim

Lajme te ngjashme