Një tjetër sulm terrorist mund të godasë aeroportin e Kabulit, ka paralajmëruar Presidenti amerikan Joe Biden, duke thënë se komandantët i kanë thënë atij se mund të ndodhë që të dielën.
Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga zona pranë aeroportit për shkak të një “kërcënimi specifik, të besueshëm”.
SHBA po vazhdon evakuimet, ndërsa trupat britanike, diplomatët dhe zyrtarët janë larguar nga Kabuli.
Një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten shkaktoi rreth 170 të vdekur.
Një degë lokale e grupit të Shtetit Islamik – Shteti Islamik i Provincës së Horasanit (ISIS-K) – mori përsipër sulmin.
Në shenjë hakmarrjeje, SHBA-të kryen një sulm me dron në Afganistanin lindor të premten, duke thënë se kishin vrarë dy anëtarë të “profilit të lartë” të ISIS-K të cilët ishin ndër organizatorët e sulmit në aerportin e Kabulit.