Shifrat e rasteve të reja me Covid-19 kanë rënë në të gjitha rajonet e Anglisë, raporton The Guardian.
Sipas raportit të fundit të mbikëqyrjes javore nga Shëndetësia Publike në rajonet Jorkshire dhe Humber incidenca ishte 57.4 për 100,000 njerëz – niveli më i lartë i çdo rajoni, – por më i uilët se 68.5 javën e shkuar.
Ndërkohë, East Midlands regjistroi normën e dytë më të lartë 34.9, nga 44.4 që ishte më parë.
Në fund ishte Anglia Jug-perëndimore që regjistroi normën më të ulët, 12.8, duke shënuar sërish rënie nga java e mëparshme, që ishte 15.3.
Britania ka udhëhequr një fushatë të suksesshme të vaksinimit muajt e fundit.
Ajo ka vaksinaur javën e fundi të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe shpreson që deri në korrik të ketë vaksinuar të gjithë të rriturit.
Deri tani mbi 32 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë dozën e parë, ndërsa mbi 7.6 milionë kanë marrë dy doza.