Bizneset që nuk aplikojnë për pagat e luftës, do të gjobiten

Nga Exit News
Bizneset që nuk aplikojnë për pagat e luftës, do të gjobiten Biznese të mbyllura

Të gjithë bizneset të cilët nuk do të aplikojnë për përfitimin e pagës prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre do të gjobiten me 50 mijë lekë.

Vendimi për këtë gjobë u mor të mërkurën nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim erdhi pasi shumë punonjës kanë denoncuar faktin se bizneset ku ata punojnë nuk kanë aplikuar për marrjen e pagave nga paketat financiare, miratuar nga qeveria.

Deri në fillim të majit, kur janë publikuar të dhënat e fundit nga tatimet, aplikimet për të përfituar nga paketa e dytë financiare ishin bërë për rreth 100 mijë persona.

Ndërsa në parashikimin e bërë nga qeveria, nga kjo paketë ishte parashikuar të përfitojnë 176 mijë persona, ku rreth 100 mijë i përkasin biznesit të vogël dhe pjesa tjetër nga subjektet e mëdha që kanë larguar punonjësit nga skema e sigurimeve deri në 10 prill si dhe në turizëm.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme