Blushi — Hysit: Nuk mund të votosh edhe Roshin dhe vetingun

Blushi — Hysit: Nuk mund të votosh edhe Roshin dhe vetingun

Deputeti Ben Blushi foli sot në Kuvend, pas miratimit të tre anëtarëve të maxhorancës në komisionin ad hoc të vlerësimit të kandidaturave për institucionet e vetingut.

Kryetari i Partisë Libra i kërkoi Kryeministrit të japë dorëheqjen sepse zgjedhjet dhe vetingu janë bllokuar prej tij. Ai u shpreh se:

“Jepni Shqipërisë pak më shumë bletë e pak më shumë bebe, duke hequr këtë [Kryeministrin Rama] nga pushteti, duke zhbllokuar Vettingun, dhe mos bëni gabim t’i thoni mos ikë se është gati për të ikur”.

Zoti Blushi i tha deputetes Vasilika Hysi — anëtare e sapozgjedhur e PS-së në komisionet e vlerësimit —  se ajo nuk mund të jetë edhe anëtare në komisionet e vetingut edhe të votojë për Roshin dhe Dakon.

“Vasilika duhet ta bindësh që të japë dorëheqjen për të shpëtuar Vettingun dhe për të zhvilluar zgjedhjet. Nuk ka rrugë tjetër. Ti nuk mund të pranosh të votosh edhe për Elvis Rroshin dhe për prokurorin që heton Elvis Rroshin”, — tha kryetari i partisë Libra, Blushi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>