Një 90 vjeçare nga Irlanda është personi i parë që vaksinohet nga Covid-19 në botë. Sipas BBC, Margaret Keenan pohoi se ajo ishte shumë “e privilegjuar” që po vaksinohej.
Britania e Madhe do të vaksinojë fillimisht grupet më të rrezikuara, të cilat përfshijnë të moshuarit dhe stafi spitalor. Të hënën mbërritën vaksinat e para në Britaninë e Madhe.
Britania e Madhe autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer, me 2 dhjetor, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.