Qeveria britanike ka firmosur një marrëveshje me dy firma farmaceutike për 60 milion doza të një vaksine të mundshme pkundër koronavirusit.
Nëse kjo vaksinë rezulton e suksesshme, Britania planifikon ta përdorë atë për grupe prioritare si punonjës në shëndetësi dhe shërbime sociale, rreth gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.
Studimet klinike tek njerëzit do të fillojnë në shtator.
Britania ka marrëveshje për katër vaksina të mundshme kundër Covid-19 për një total prej 250 milion dozash.