Bruksel, Mbajtja e detyrueshme e maskës deri në mes shtatori

Nga Exit News
Bruksel, Mbajtja e detyrueshme e maskës deri në mes shtatori

Brukseli do të ketë mbajtjen e maskës në mënyrë të detyrueshme deri në mes të shtatorit, njofton kryebashkiaku i tij, Rudi Vervoort.

Rajoni do të mbikqyri rezultatet e mbajtjes së maskës për të vendosur nëse do të vazhdojë të mbajë të njëjtën politikë.

Që prej 12 gusht, qytetarët në Bruksel duhet të mbajnë maskë dhe në hapësirat e hapura të qytetit, ku mund të ketë grumbullime njerëzish.

Kontrollet e policisë do të rriten për të siguruar që qytetarët të respektojnë masat e reja.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, dhe ata që ushtrojnë ose kryejnë punë fizike intensive në rrugët publike, janë të përjashtuar nga rregullat, por do të duhet mbajnë distancën sociale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>