Bullgaria pritet të nisë vaksinimin në 27 dhjetor

Nga Exit News
Bullgaria pritet të nisë vaksinimin në 27 dhjetor

Qeveria bullgare po punon që të nisë vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19 brenda vitit 2020.

Kryeinspektori shëndetësor Angel Kunchev deklaroi të dielën:

“Ne jemi të përgatitur dhe do të fillojmë vaksinimet nga 27 dhjetori, në spitalet në qytetet e Sofjes, Varnas dhe Burgasit.”

Bashkë me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pritur që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të miratojë vaksinën e zhvilluar nga kompania amerikane e ilaçeve Pfizer dhe BioNTech. EMA pritet të bëjë një njoftim më 21 dhjetor.

Kunchev tha se kamionët e ngarkuar me vaksinat pritet të transportohen nga Belgjika në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian në 24 dhjetor. Ai parashikoi që ngarkesa e vaksinave të mbërrijë në Bullgari në në 25-26 dhjetor.

Grupi i parë i vaksinës së Pfizerit dhe BioNTech-ut do të nisë me vetëm 10,000 doza, tha Kunchev, por ai shtoi se vendi pret të marrë edhe 57,000 doza shtesë në janar.

1,002 të infektuar të rinj me koronavirus u zbuluan të dielën në Bullgari, duke e çuar totalin e të infektuarve në 191,029, përfshirë 6,551 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>