
Policia arrestoi një 37 vjeçar në Bulqizë për shkak se kishte rrëmbyer një 22 vjeçar. Sipas të dhënave nga policia i arrestuari është perosni me iniciale Y. D.
37 vjeçari mbante në garazh 22 vjeçarin për disa orë. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi por policia po heton ngjarjen.
Y.D akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë dhe shtrëngim nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë.