Bulqizë, një tjetër minator humb jetën në minierën e kromit

Bulqizë, një tjetër minator humb jetën në minierën e kromit

Një minatori 20 vjeçar humbi jetën sot në një minierë kromi në Bulqizë.

Të riut me iniciale E.D i ka rënë një masiv shkëmbor mbi kurriz teksa ishte duke punuar në zonën D të minierës.

Zona D e minierës së Bulqizës njihet si një prej galerive më të rrezikshme dhe në kushte të papërshtatshme për të punuar.

Tre javë më parë, në po të njëjtën galeri, humbi jetën një minator 33 vjeçar për të njëjtin shkak: rënie e masivit të shkëmbit.

Disa muaj më parë, dhe katër minatorë të tjerë humbën jetën në miniera, tre prej të cilëve në minierën e Bulqizës:

Në shkurt, tre minatorë kinezë mbetën të bllokuar për disa ditë dhe më pas u nxorrën të vdekur nga miniera e kromit në Bulqizë. Ata humbën jetën si pasojë e një shpërthimi gazi. Tre minatorë të tjerë u plagosën gjatë këtij aksidenti.

Në janar  në Tropojë u shemb miniera e kromit, ku një minator humbi jetën dhe një tjetër u plagos.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>