Burg për popullin, pandëshkueshmëri për kriminelët—e vetmja politikë ligjzbatuese e Ramës në 7 vjet

Nga Redaksia
Burg për popullin, pandëshkueshmëri për kriminelët—e vetmja politikë ligjzbatuese e Ramës në 7 vjet

Shkelje, kundravajtjeve, informalitet nga qytetarë, familje, sipërmarrës të vegjël? Burg dhe mijëra policë e inspektorë që vërshojnë të kapin keqbërësit.

Korrupsion masiv nga pushtetarë, ka trafiqe dhe krime të rënda nga kriminelë? Mbrojte publike, heshtje dhe lirim nga burgu për atë që janë dënuar më parë.

Ky është standardi i dyfishtë i qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama: burg e dhunë për njerëzit e thjeshtë, dhe paprekshmëri e pandëshkueshmëri për politikanët dhe figurat e mëdha të krimit.

Me këtë standard u futën në burg ata që nuk paguanin energjinë elektrike, që nuk paguanin ujin, që ndërtonin shtëpi banimi pa leje, sipërmarrësit e vegjël që nuk paguanin taksat, apo që punësonin në të zezë.

Me këtë standard u mbrojtën politikanë të përfshirë në trafikun e drogës, politikanë të përfshirë në skandale të mëdha korrupsioni, apo u liruan kriminelë të dënuar përjetësisht në burg.

Burg, burg, burg.

Më 30 janar ishte shfaqja më e fundit e kësaj qasjeje. Nga Kuvendi Kryeministri premtoi se do të burgosë të gjithë atë që ai e quajti “zinxhirin e ndërtimit”:

 “Do të ketë sanksione të forta ligjore për zinxhirin e ndërtimit; arkitektet, konstruktorët, supervizorët, kolaudatorët dhe padyshim, ndërtuesit duhet të përgjigjen përpara ligjit penal për çdo shkelje të normave e të lejes së ndërtimit”.

Burg, burg, burg.

Kjo ishte politika e vetme kundër të vegjëlve, që kur erdhi në pushtet deri më sot.

Në tetor 2014, gjatë paraqitjes së të ashquajturës reform kundër informalitetit ai u shpreh:

“3 vjet burg për kë vjedh energjinë dhe 5 vjet për ata që bashkëpunojmë për vjedhjen e energjisë elektrike.”

Në shtator 2015, përsëri duke folur për informalitetit, Kryeministri tha:

“Ndëshkimi për të gjithë ata inspektorë që fshehin aktivitetin e subjektit që kanë për qëllim të kontrollojnë apo bashkëpunojnë për të njëjtin qëllim në funksion të marrjes së ryshfetit do të ndëshkohen me heqje lirie.”

Në nëntor 2017, në prezantimin e reformës për mos pagesën e ujit:

“Vjedhja e ujit, njësoj si vjedhja e energjisë, njësoj si çdo vjedhje tjetër dënohet nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.”

Në tetor 2018, pas rastit “Xhisiela”, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria shpifja do të dënohet me burg:

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja.”

Në 11 mars 2019, kur tifozët dhe drejtuesit e skuadrës së futbollit të Kamzës u futën në fushë dhe rrahën arbitrin, Rama propozoi:

“Futja në tapetin e gjelbër do të dënohet deri në 3 vjet burg.”

Në 2 maj 2019, duke iu referuar protestave dhe sjelljes së policisë përballë protestuesve Rama tha:

“Me ndryshimet që do t’i bëjmë këtë javë Kodit penal, sulmi ndaj policit, prekja me dorë do konsiderohen vepra që dënohen me burg dhe jo me gjobë. Edhe bllokimi i rrugëve dhe bllokimi i projekteve publike. Nuk do tolerohet më.”

Sërish më 2 maj 2019, pas disa rasteve të tregtimit të ushqimeve të skaduara në dyqanet e vendit, Rama tha se:

“10 vjet burg për ata që do të cënojnë sigurinë ushqimore përmes përdorimit të kimikateve, shitjes së tyre jashtë afateve të skadencës.”

Më 9 tetor 2019, Kryeministri Rama sulmoi prokurorët dhe gjykatësit:

“Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që s’kanë kaluar Vettingun që e dinë që s’do kalojnë Vettingun dhe kanë krijuar edhe një shprehje “KÇK, kap ça të kapësh.” Këtë grupin, ky parlament duhet ta shpallë grup në kërkim, jo në mënyrë metaforike.”

Më 30 nëntor 2019, pas shëmbjes së pallateve në Durrës dhe në Tiranë nga tërmeti, si pasojë humbën jetën 51 qytetarë, Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së qeverisë tha se:

“Dënim me burg 7-15 vite për të gjithë ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që do të kenë shkelje në ekzekutim gjatë ndërtimeve. 7-15 vjet burg dhe mos ta diskutojë njeri fare, çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>