Ministri shqiptar në detyrë për punët e jashtme, Gent Cakaj i quan akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si cënim të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për këtë arsye shteti shqiptar duhet të reagonte dhe të dilte në mbrojtje të ish drejtuesve të UÇK-së,tha Cakaj.
Ai e quan të motivuar politikisht publikimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale dy ditë përpara takimit të presidentit Hashim Thaçi me atë serb Aleksandar Vuçiç në Washington.