Çela, ish-drejtuesi i policisë në arrati, kundërshton shtyrjen e hetimeve

Çela, ish-drejtuesi i policisë në arrati, kundërshton shtyrjen e hetimeve

Jaeld Çela, ish-drejtuesi i Policisë Vlorë, tashmë në arrati, ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Çela, në arrati prej më shumë se një viti, përmes avokatit të tij, pretendon se prokuroria po e zvarrit hetimin, pasi nuk ka prova të mjaftueshme kundër tij.

Jaeld Çela akuzohet për favorizim të grupit kriminal të vëllezërve Habilaj, gjatë viteve 2015-2016, kur ai drejtonte Policinë Vlorë.

Së bashku me Gjergji Kohilën, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Boden, ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut, Çela ndodhet në arrati që prej nëntorit 2017.

Për të tre ish-drejtuesit e policisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar arrestimin, deri në pritje të vendimeve përfundimtare të gjykatës.

Dy ditë më parë, edhe ish-ministri Tahiri, i përfshirë sërish në çështjen Habilaj, ankimoi vendimin e prokurorisë për të zgjatur me tre muaj hetimet.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë hetimet ndaj ish-Ministrit Tahiri, më 18 janar 2019. Sipas prokurorëve, shkak për shtyrjen e hetimeve është pritja për përkthimin e dosjeve të ardhura nga Italia dhe marrja e përgjigjes për ndihmë juridike dhe nga Mali i Zi.

Kjo është hera e katërt që prokuroria shtyn hetimet për këtë çështje.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafikimin e narkotikëve, në bashkëpunim me bandën Habilaj dhe korrupsion pasiv si funksionar i lartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>