BE-së përmes planit të saj për të lejuar personat e vaksinuar të udhëtojnë sërish lirisht në BE dhe jashtë saj, do t’i japë vendeve evropiane lirinë të vendosin vetë nëse do të pranojnë edhe personat e vaksinuar me vaksinën ruse ose kineze.
Sipas një drafti të parë nga Politico.eu, Komiisoni Evropian do t’i lejojë vendet e BE-së të hapin kufijtë për udhëtimet jo të domosdoshme për personat e vaksinuar, pa kufizimin e karantinës dhe testimit.
Drafti i propozuar nga KE, pavarësisht se përfshin vetëm vaksinat e miratuara nga Evropa, e lë të hapur mundësinë për vendet e BE-së të pranojnë ose jo personat e vaksinuar me vaksinën ruse ose kineze.
Certifikata e gjerlbër do të përmbajë të dhëna nëse e ke kalua rose jo virusin, rezultatin e testit dhe nëse je vaksinuar ose jo. Deri më tani BE ka miratuar përdorimin e vaksinës së Pfizerit dhe AstraZeneca. Ndërkohë disa vende të BE-së kanë nisur vaksinimin me vaksinën ruse Sputnik dhe vaksinën kineze.