Çështjet Gina-Gashi dhe Nikëhasani në Strasburg pritet të kenë pasoja për vetingun

Nga Vincent Van Gerven Oei
Çështjet Gina-Gashi dhe Nikëhasani në Strasburg pritet të kenë pasoja për vetingun

Prokurorja Besa Nikëhasani ka apeluar vendimin e Kolegjit të Apelimit në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (ECtHR). Ky është vendimi i dytë i institucioneve të vetingut që apelohet në GJEDNJ.

Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë e cila u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK). Ajo u shkarkua më 17 prill 2018 me vendim të KPK, dhe më 9 dhjetor u shkarkua përfundimisht nga KPA.

Apelimi i saj në Gjykatën e Strasburgut është i dyti pas atij të prokurorëve Gashi dhe Gina kundër institucioneve të vetingut në lidhje me kompetencat disiplinore të KPA-së. Të dy këto raste përveç fatit të apeluesve shkon në thelbin e reformës së drejtësisë, veçanërisht të vetingut, dhe do ketë pasoja përtej këtyre individëve.

Çështja Nikhasani u paraqit në Strasburg në janar 2019, dhe objekti i padisë është heqja e të drejtës për të apeluar vendimin e shkarkimit të dhënë nga KPA. Ndërsa çështja Gashi dhe Gina, e paraqitur që në qershor 2018, kërkon rrëzimin e vendimit të KPA-së për përjashtimin e tyre nga sistemi i drejtësisë.

Në funksion të sqarimit të rrethanave të të dy rasteve, GJEDNJ-ja u ka bërë një sërë pyetjesh palëve, përfshi qeverisë. Në procesin Gina-Gashi Gjykata e Strasburgut ka marrë edhe opinionin e palëve të treta të pavarura, të cilat i ka njohur si palë të interesuara në proces.

Nga pyetjet e shtruara nënkuptohet se GJEDNJ mund të jetë duke shqyrtuar çështjen thelbësore në lidhje me institucionet e vetingut: a janë institucionet e vetingut  “gjykata të paanshme dhe të pavarura”, standard i sanksionuar në neni 6, pika 1 të Konvetës Europiane për të Drejtat e Njeriut; dhe a u është mundësua Gashit, Ginës dhe Nikëhasanit  proces gjyqësor i drejtë; dhe a u respektuan të drejtat e njeriut gjatë procesit të saj.

Për vendimin e GJEDNJ-së duhet të presim të paktën edhe disa muaj për rastin Gashi-Gina dhe rreth një vit për çështjen Nikëhasani, por ato do të jenë shumë të rëndësishme për ecurinë e vetingut, i cili do të jetë ende duke e zhvilluar.

Një nga shqetësimet kryesore, që prej fillimit të vetingut, ishte pikërisht nëse institucionet e vetingut luanin rolin e një “gjykate të paanshme dhe të pavarur”. Këtë përgjigje do ta marrim me siguri, vetëm se duhet pritur edhe pak kohë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>