Shefja e repartit Infektiv, Najada Çomo ka njoftuar se javët e fundit është rritur numri i personave 30-45 vjeç që shtrohen në spital prej COVID-19.
Gjatë një interviste për Top Channel, Çomo tha se ka një shtim të numrit të të shtruarve në spitalet COVID, gjë që shkon parlalel me numrat e lartë të të prekurve që janë raportuar ditët e fundit.
Shqipëria raportoi të premten numër rekord të infektuarisht me COVID-19, 1089 raste dhe 423 të shtruar në spitale.
Por gjëja më shqetësuese për shefen e infektimit është se të shtruarit janë të moshave më të reja.
“Kemi një trend të prekjes së moshave 30 apo 45 vjeçare dhe vijnë në situatë të rënduar nga ana shëndetësore”, tha Çomo duke shtuar se nuk ka ndryshim të sjelljes së virusit.
Ajo deklaroi gjithashtu se spitalet kanë shtretër të lirë por nënvizoi rëndësinë e përdorimit të maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.