DASH: Në Shqipëri politika, biznesi dhe krimi kanë kapur median

DASH: Në Shqipëri politika, biznesi dhe krimi kanë kapur median

Në raportin për vitin 2018 për të drejtat e njeriut, Departamenti Amerikan i Shtetit ngre shqetësime serioze për kapjen e medias nga qeveria, biznesi dhe grupet kriminale.

Raporti shpreh qartë se mediat në Shqipëri nuk janë të lira dhe përdoren nga pronarët e tyre për të ndikuar vendimet e qeverisë në favor të  bizneseve të tyre.

Ndër të tjera raporti thekson:

– Ka raportime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale kanë influencuar mediat në mënyra të papërshtatshme.

– Pronarët e mediave përdorin lirshëm mediat për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre lidhur me partitë politike.

– Shumica e pronarëve të televizioneve private përdorin programet që transmetojnë për të ndikuar në vendimet e qeverisë lidhur me biznese të tjera të tyret.

– Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura dhe gazetarët thuhet se praktikonin vetëcensurim për të mos i shkaktuar probleme pronarëve të tyre, që përdorin median për të përfituar ekonomikisht dhe politikisht. Ky fenomen ndodh dhe për faktin se shumica e gazetarëve punojnë pa kontrata dhe janë të pasigurtë për vendin e punës.

– Pikërisht këto probleme financiare dhe pasigurie bënë që disa gazetarë të mbështeten më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke vënë në pyetje integritetin e tyre.

– Kriza ekonomike dhe modeli jo i mirë i menaxhimit në median shqiptare kanë ndikuar negativisht tek financat dhe cilësia e përmbajtjes në media.

– Ka pasur raportime të shumta për dhunë dhe kërcënime ndaj gazetarëve, si dhe presion ndaj tyre për hir të interesave politike dhe ekonomike.

– Në prill, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehu shqetësimin se gjatë katër muajve të parë të vitit 14 gazetarë ishin paditur nga gjyqtarë dhe politikanë. Ndërsa në shtator, Unioni njoftoi se 12 gazetarë kishin kërkuar azil në vendet e BE-së për shkak të kërcënimeve të marra në Shqipëri gjatë punë si gazetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>