Demokratët kanë paraqitur zyrtarisht në Kongres rezolutën për shkarkimin e presidentit në detyrë të SHBA, Donald Tramp për rolin e tij në ngjarjet e javës së kaluar në Kapitol.
Demokratët e akuzojnë Trampin për “nxitje të kryengritjes” dhe pretendojnë se Tramp inkurajoi në mënyrë aktive dhunën në Kapitolin e SHBA.
Kërkesa nënvizon disa pretendime të rreme që bëri Tramp, duke përfshirë se zgjedhjet ishin “vjedhur” dhe se ai është fituesi legjitim i zgjedhjeve presidenciale.
Kryetarja Kongresit Nensi Pelosi ka thënë më herët se Demokratët do të përpiqen të shkarkojne Tramp nëse zëvendëspresidenti Majk Pens dhe kabineti i Shtëpisë së Bardhë nuk e shkarkojnë atë së pari duke aktivizuar amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA.
Amendamenti i 25-të, i ratifikuar nga shtetet në 1967, deklaron se me largimin, dorëheqjen ose vdekjen e presidentit, zv/presidenti merr detyrën e tij. Kjo dispozitë kushtetuese specifikon gjithashtu që nëse presidenti nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij, zv/presidenti do të shërbejë si president i përkohshëm.
Amendamenti i 25-të nuk përshkruan qartë se cilat duhet të jenë proceset procedurale nëse presidenti nuk mund të përcaktojë vetë aftësinë e tij për të ushtruar ose detyrën. Një krizë e mundshme kushtetuese mund të ndodhë nëse amendamenti përdoret për të larguar një president të papërshtatshëm, i cili nuk është i gatshëm të heqë dorë nga pushteti.
Mbrëmjen e 6 janarit, qindra mbështetës të Trampit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
Fillimisht Tramp i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Kapitol. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna, ai i bëri dy herë thirrje mbështetësve të tij që të qetësoheshin.
Nga përplasjet me policinë, janë raportuar 4 viktima dhe mbi 50 persona të tjerë janë arrestuar.