Nevaldo Hajdaraj, ish-polic u dënua me 15 vjet burg për vrasjen e Klodjan Rashës nga Gjykata e Tiranës, në dhjetor 2020.
Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatit të Hajdarajt për ndryshimin e akuzës nga vrajse me dashje në kapërcim të mbrojtjes.
Prokuroria kërkoi 20 vite burg për ish-policin Navaldo Hajdaraj. Por, gjykata pranoi më 20 maj kërkesën për gjykim të shkurtuar për policin, ndaj ai do të dënohet me 13 vite burg.
Klodian Rasha, 25 vjeç u vra me armë zjarri nga polici i njësisë “Shqiponja” në orët e para të 8 dhjetorit.
Qytetarët protestuan në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë në shenjë revolte ndaj vrasjes ende të pasqaruar të Klodian Rashës.
Për këtë ngjarje dha dorëheqjen ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.