Deputeti Shehaj për median italiane: Qeverisja e Ramës si e Maduros

Deputeti Shehaj për median italiane: Qeverisja e Ramës si e Maduros

Në një bisedë me radion italiane “Radio Popolare”, Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj e krahasoi reagimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj protestës së opozitës, me atë të Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.

Shehaj tha se, ashtu si diktatori Maduro, i cili inskenoi një antimiting kur u përball me protestën e madhe të opozitës, edhe Edi Rama organizoi një antimiting në Vlorë. Ndërkohë, dhjetëra mijëra qytetarë po protestonin në Tiranë përballë zyrës së kryeministrit.

Deputeti Shehaj tha se protesta popullore, e thirrur nga opozita, në Shqipëri u fokusua tek korrupsioni i madh i qeverisë dhe tek vjedhja e votave në bashkëpunimin me grupe kriminale.

“Në një rast të fundit u vërtetua se mbi 30 milionë euro u vodhën me një skemë kompanie fantazmë offshore, e cila u krijua pak muaj më parë në shtetin Delaware të SHBA-së. Gjithashtu, u vërtetua se në zgjedhjet e fundit pushteti përdori grupe kriminale për të blerë vota.”

Shehaj tha se protesta do të vazhdojnë deri në ndryshimin e qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>