Pak ditë pas deputetes Vasilika Hysi, edhe deputeti tjetër i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, ka njoftuar qëllimet e tij për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një status të gjatë në Facebook, deputeti Baraj është shprehur se ka vendosur të mos plotësojë formularin për deputet, për t’i krijuar hapsira të rinjëve në PS.
“PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo,” shkruan Baraj.
PS publikoi të enjten listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, ku lista e Tiranës kryesohet nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj.