Pas ngjarjes tragjike të ekzekutimit të gjyqtares Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë katër masa ligjore për ndalimin e dhunës në familjea.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidentit, masat e marra nga Presidenti janë:
KLD dhe Inspektorati i saj, që në përputhje me kompetencat që iu njeh legjislacioni në fuqi, të fillojnë një procedurë për verifikimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Kavajës, më 28 prill 2016, ndaj shtetasit Fadil Kasemi.
KLD të raportojë procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat në çështjet e lëshimit të urdhërave të mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje.
[Gj]atë mandatit tim presidencial, nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare (përfshirë këtu por jo vetëm, nenet 79/c, 130/a, të Kodit Penal).
[N]ë projektligjet për dhënie aministie [….] në asnjë rast në këto projektligje, të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëniet familjare.
Në fund Presidenti shprehet se “është koha për të rritur bashkëpunimin dhe veprimin e të gjithë institucioneve me qëllim ndëshkimin shembullor të dhunës në familje”.