Diaspora për Shqipërinë e Lirë thirrje partive të mos heshtin për votën e emigrantëve

Nga Exit News
Diaspora për Shqipërinë e Lirë thirrje partive të mos heshtin për votën e emigrantëve

Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DSHL) i kërkon tre partive kryesore, PS, PD dhe LSI, të garantojnë të drejtën e emigrantëve për të votuar nga vendet ku banojnë.

Në letrën e DSHL-së thuhet se tre partitë kanë heshtur deri tani lidhur me votën e emigrantëve megjithëse KQZ u ka dërguar atyre propozimet “mëse 10 ditë më parë.”

Grupi i diasporës u bën thirrje tre partive t’i përmbahen vullnetit të shprehur publikisht për t’i dhënë emigrantëve të drejtën për të votuar nga jashtë vendit.

Grupimi DSHL është pjesë e grupit të punës të ngritur nga KQZ për mundësimin e votës së tyre ne zgjdhjet e 2021.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp, të enjten tha se  “duhet konsensus për të siguruar votën e emigrantëve. Nëse nuk bie palët dakord ne nuk do ta zbatojmë projektin”.

Më herët, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka nisur manipulimin e votës së emigrantëve duke emëruar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre.

Nga ana tjetër PS pretendon se PD dhe LSI nuk duan që emigrantët të votojnë nga jashtë vendit.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së, përfaqësuesit e palëve nuk arritën një konsensus lidhur me votën e emigrantëve.

Në dhjetor 2020, KQZ propozoi votimin e emigrantëve “përmes postës dhe shkarkimin e fletës së votimit online nga faqja e KQZ-së”.

KQZ u ka dërguar gjithashtu palëve propozimin ku parashikohet se si do të regjistrohen emigrantët për të votuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>