Takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kosovës dhe Serbisë duhet të anullohet pas akuzave të ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, tha ish zyrtari amerikan i Departamentit të Mbrojtjes Michael Carpenter.
Carpenter ka qënë i ngarkuari për Ballkanin dhe tani drejton Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global.
“Unë pres që samiti të anullohet por asgjë nuk mund të parashikohet me administratën e Trump. Unë mund ta them me siguri se si ata do të reagojnë, por në këto rrethana, ata duhet të veprojnë kështu”, tha Carpenter në një intervistë për Radioa Evropa e Lirë.
Ai shtoi se akuzat kundër Thaçit dhe Veselit janë shumë serioze dhe ato mund të ndikojnë dialogun me Serbinë.
Presidenti nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit Kosovë-Serbi, në Uashington. Kosova do të përfaqësohen nga Kryeministri Hoti.