Diskutimet e paketës për rimëkëmbjen nga Covid-19 përplasin vendet anëtare të BE-së

Nga Exit News
Diskutimet e paketës për rimëkëmbjen nga Covid-19 përplasin vendet anëtare të BE-së

Disa vende anëtare të Bashkimit Europian mendojnë se paketa e propozuar prej 750 miliard eurosh është shumë e madhe dhe duhet të jepet në formën e kredive, jo granteve.

Anëtarët po diskutojnë edhe për mekanizma për të ndaluar përfitimin e fondeve nga vende që shkelin parime demokratike.

Shtete me ekonomi të fortë si Holanda dëshirojnë që fondet për rimëkëmbjen të mund të kthehen nga përfituesit.

Italia, Spanja dhe Greqia nuk e pëlqejnë këtë propozim, si vendet më të goditura nga koronavirusi dhe përfitueset më të mëdha të ndihmave.

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka propozuar dhënien e ndihmës ndaj Polonisë dhe Hungarisë me kushtin që këto të fundit të premtojnë një gjyqsor dhe media të lirë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i mbështetur nga homologu i tij polak, Morawiecki ka kërcënuar se do të vendosë veton ndaj paketës ekonomike, nëse alokimi i fondeve do të kushtëzohet nga demokracia, ashtu si e mendojnë shtetet liberale të unionit, raporton Reuters.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>