Mirela Fana, gjyqtare e Gjykatës së Lartë dhe anëtare e KED-së, dha dorëheqjen sot, duke mos pranuar të bëhet subjekt i kontrollit të pasurisë, siç e parashikon ligji i Vetingut.
Dita e sotme ishte afati i fundit i dorëzimit të formularit të deklarimit të pasurisë në ILDKPKI.
Mirela Fana, pas dorëheqjes, deklaroi se do të vazhdojë jetën akademike.
Zonja Fana u përzgjodh me short, më datë 27 janar, si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas rregullave, anëtari i përzgjedhur nga Gjykata e Lartë do të ishte automatikisht dhe kryetar i KED-së.
Me dorëheqjen e gjyqtares Fana, KED mbetet momentalisht pa kryetar dhe me një vend të lirë.