Sekretarja amerikane e Transportit Elaine Chao ka dhënë dorëheqjen, mbrëmjen e së enjtes, si reagim ndaj nxitjes së presidentit Trump ndaj një turme mbështetësish të tij që në 6 janar u futën me dhunë në Kapitol, teksa Kongresi dhe Senati shqyrtonin certifikimin e zgjedhjeve presidenciale.
Në një deklaratë për agjencinë që ajo drejtoi, Chao shkroi se ajo do të largohet nga posti i saj të hënën, 11 janar, pasi është “thellësisht e shqetësuar” nga ngjarjet në ndërtesën e Kapitolit.
“Jam jashtëzakonisht krenare për shumë arritje që kemi bërë së bashku për vendin tonë dhe nuk do ta harroj kurrë angazhimin që keni për këtë Departament dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” vazhdoi ajo.
Ngjarjet e dhunshme të 6 janarit ku u vranë 4 persona kanë shkaktuar dorëheqjen e disa prej zyrtarëve të lartë amerikanë.
Stefani Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë.
Edhe sekretarja sociale e Shtëpisë së Bardhë, Rikie Niketa, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sara Methjus.
Media amerikane ka raportuar se dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brajan po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, si edhe Potinxher, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës.