E prekura me koronavirus në Durrës mund të ketë infektuar të paktën 5 persona të tjerë

Nga Exit News
E prekura me koronavirus në Durrës mund të ketë infektuar të paktën 5 persona të tjerë

73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi në Durrës, e cila humbi jetën sot, mund të ketë infektuar të paktën dhe 5 persona të tjerë.

Sipas gazetarit Erjon Skëndaj të BalkanWeb-it, dje një grua ka shkuar në Spitalin Infektiv në Tiranë me simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit. Ajo ka sqaruar se ka pasur të afërm në të njëjtën dhomë me të sëmurën 73-vjeçare, të cilët i ka vizituar gjatë kohës që ka qenë në spital.

Ajo pretendon se bashkë me të janë infektuar dhe 4 persona të tjerë.

Po ashtu, edhe mjekët e infermierët që i kanë shërbyer 73-vjeçares gjatë një jave shtrim në spitalin e Durrësit po testohen.

73-vjeçare ishte shtruar në spital me probleme të  rënda me frymëmarrjen dhe është kururar për një javë rresht për pneumoni.

Ajo ka pasur histori udhëtimi në Itali javët e fundit.

Sipas mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero personeli mjekësor i Spitalit të Durrësit ka qenë shumë i ekspozuar dhe kanë bërë gabim që nuk i kanë bërë më shpejt analizën për Covid-19 76 vjeçares:

“Në qoftë se personi ka pasur histori udhëtimi, është bërë gabim që nuk i është bërë analiza më shpejt. Nëse mjekët dhe stafi mjekësor janë ekspozuar pa veshjet mbrojtëse kanë bërë gabim. Rasti i Italisë na ka mësuar shumë.”

Ai tha se po bëhet gjurmimi epidemiologjik i të gjithë personave, të afërt, të largët sipas rrethit:

“Janë marrë tamponët dhe po hetohen. Unë besoj që personat që kanë kontaktuar edhe mes mjekëve do dalin raste pozitivë patjetër, por t’ia lemë kohës ta vërtetojë. Ne e dyshojmë fort, por nuk kemi fakte në dorë. Personeli shëndetësor atje ka qenë më i ekspozuari.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>