
Dy persona u vranë me armë mbrëmjen e sotme në Durrës pasi u qëlluan nga një makinë në lëvizje.
Mediat raportuan se ngjarja ndodhi në Shkozet dhe të vdekur mbetën Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza të dy 30-35 vjeçarë.
Shkoza ka qenë i dënuar më parë me tetë vite burg. Sipas raportimeve të ndryshme ai ka qenë dënuar për narkotrafik dhe ishte liruar në vitin 2010.
Policia ka mundur të pikasë targën e atentatorëve dhe ka ngritur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit dhe në akset kombëtare Durrës-Tiranë dhe Durrës-Lushnje.