Elton Debreshi përmbledhje e aktivitetit elektoral, 13 prill

Nga Exit News
Elton Debreshi përmbledhje e aktivitetit elektoral, 13 prill

Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës Elton Debreshi të martën ishte në Tiranë.

Ai dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, së bashku me avokatin Gentian Sejrani,  kërkesën për rrëzimin e pragut kombëtar 1% të një sistemi zgjedhor proporcional rajonal.

“Ky prag diskriminon kandidatët e pavarur, të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për t’u zgjedhur deputet në një qark:, u shpreh Debreshi.

“Për nga detyrimi për të fituar se paku 1% te votave kombëtare, kandidatet e pavarur trajtohen si te ishin parti politike. Po për nga te drejtat ata kanë shume me pak te drejta se partitë duke u votuar vetëm brenda një qarku”, shtoi ai.

Të martën ai shpërndau mbështetjen ndërkombëtare që mori nga ish ministri grek i financave Yanis Varoufakis.

Ndërkohë që Debreshi ishte në Tiranë për të dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, aktiviteti i tij elektoral në Dibër vijoi nga mbështetësit e tij. Ata shpërndanë informacion për kandidimin e tij në disa zona të Dibrës. Ata ishin të martën në fshatin Frankth

Debreshi është gjithashtu drejtues i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, një sindikatë e re e krijuar nga vetë minatorët.

Ai ka thënë se kandidimi i tij ka qëllim miratimin e Statusit të Minatorit dhe përmirësimin e jetesës në Bulqizë, si dhe të bëhet zëri i mijëra punëtorëve si ai.

Për të lexuar më tepër rreth situatës së minatorëve dhe kërkesës për Statusin e Minatorit kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>