Elton Debreshi takime me banorët e Dibrës, 7 prill

Nga Exit News
Elton Debreshi takime me banorët e Dibrës, 7 prill

Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës Elton Debreshi zhvilloi të mërkurën takime më banorët në disa fshatra.

Ai pati takime me biznesin e vogël në Maqellare dhe me ish minatorë të Vojnikut.

“Unë dhashë fjalën të pranishmeve se ndryshe nga ata që të rrahin shpatullat katër javë dhe të harrojnë katër vjet, do te flas për minatorët, për hallet e përbashkëta të fshatit e për Vojnikun çdo dite”, shkruan Debreshi në një postim në Facebook.

Ai shprehet se nuk është përfaqësues i asnjë partie, por përfaqësues i pavarur i popullit.

Debreshi ishte gjithashtu në fshatrat Gurrë e Madhe dhe Bel. Ai tha se takoi banorët, të cilët shumica kanë punuar ose punojnë në minierën e Bulqizës dhe të Krastës.

Debreshi tha se ata ishin të ndërgjegjshëm për kushtet e vshtira të punë dhe të rrugëve.

Fushata elektorale e Debreshit ndryshon nga ato të partive të tjera, sepse ai është duke e bërë atë me mbështetje financiare vullnetare.

Sikurse ka treguar më herët Debreshi, ideja për të kandiduar si deputet i pavarur i erdhi nga kushtet e këqija në të cilat ndodhet minatorët, të cilat ai i ka provuar dhe vet.

Ai është gjithashtu drejtues i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, një sindikatë e re e krijuar nga vetë minatorët.

“Sindikata e Minatorëve të Bashkuar është krijuar nga vetë minatorët”, ka deklaruar Debreshi në emisionin “Me pak fjalë”.

Ai ka thënë se kandidimi i tij ka qëllim miratimin e Statusit të Minatorit dhe përmirësimin e jetesës në Bulqizë, si dhe të bëhet zëri i mijëra punëtorëve si ai.

Për të lexuar më tepër rreth situatës së minatorëve dhe kërkesës për Statusin e Minatorit kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>