Ish-kongresisti amerikan dhe Eliot Engel përshëndeti të martën njohjen e Kosovës nga Izraeli. Engel tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve është “një ditë e madhe për dy shtetet”.
I dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka cilësuar si historike zyrtarizmin e njohjes së Kosovës nga Izraeli.
Bashkimi Europian kritikoi vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jeruzalem.
Të hënën, Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre.
Kosova ka vendosur të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem dhe ambasadorja e parë e Kosovës do të jetë Ines Demiri.
Edhe Serbia është shprehur e pakënaqur me marrëveshjen Izrael-Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se një akt i tillë “nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin”.