Erdogani përjashton ish-aleatin kryesor, mes dorëheqjeve masive nga partia

Erdogani përjashton ish-aleatin kryesor, mes dorëheqjeve masive nga partia

Me udhëzim të Presidentit Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nisi procedurën për përjashtimin e Ahmet Davutogllusë këtë javë, një ndër aleatët më të afërt të Erdoganit në drejtimin e Turqisë gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, burime brenda AKP-së thanë për mediat turke se mbi 400 mijë anëtarë e kanë braktisur partinë që prej zgjedhjeve lokale të muajit mars 2019, për arsye të autoritarizmit në rritje dhe mosrespektimit të demokratike nërejtimin e vendit.

Ahmet Davutoglluja ka qenë kryetar i APK-së, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme në qeveri të ndryshme të drejtuara Erdogani.

Fatma Javuz dha dorëheqjen nga AKP-ja menjëherë pasi Kryesia e AKP-së vendosi ta përjashtojë Davutogllunë dhe tre anëtarë të tjerë të forumeve të larta të partisë.

Në një intervistë pas dorëheqjes, Javuzi tha se vetëm gjatë muajve të fundit janë çanëtarësuar nga partia mbi 400 mijë vetë. Ajo sqaroi se kjo nuk ishte një shifër zyrtare dhe se këta anëtarë nuk ishin të organizuar, por ishin dorëhequr me vendim personal.

AKP ka gjithsej 9,9 milionë anëtarë.

Gjithashtu, Javuzi shtoi se përveç këtyre të katërve, për të cilët ka nisur procedura e shkarkimit, pritet edhe shkarkimi i 61 zyrtarëve të tjerë të lartë të partisë.

Në mars 2019, Davutoglluja kritikoi vendimin e partisë AKP dhe të Presidentit Erdogan për të ushtruar trysni për përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll.

Me këtë rast ai bëri një analizë kritike prej 15 faqesh të gjendjes së partisë dhe të shtetit turk, që tashmë njihet si “Manifesti i Davutogllusë”.

Këshilli i Lartë Zgjedhor vendosi t’i përsëriste zgjedhjet dhe opozita fitoi akoma më thellë ndaj Erdoganit.

Gjithashtu, më vonë Davutoglluja kritikoi edhe shkarkimin e disa kryetarëve të bashkive të drejtuara nga opozita.

Zgjedhjet e fundit në Turqi treguan pakënaqësinë në rritje kundër autoritarizmit të Erdoganit si në popullsi, ashtu edhe brenda partisë së tij.

Në korrik të këtij viti, ish-zëvendës-kryeministri Ali Babaxhan dha dorëheqjen nga AKP-ja, duke shkaktuar tronditje në parti. Ai dhe ish-presidenti Abdullah Gyl pritet të formojnë një parti të re.

Ndonëse edhe Davutoglluja përflitet se mund t’u bashkohet atyre, gjasat janë më të larta që ai të formojë një parti të dytë të dalë nga AKP-ja.

Këta drejtues të dikurshëm në parti dhe në qeverinë turke duket se kanë mbështetjen e një pjese të mirë të anëtarëve të AKP-së, por edhe ndër votues, dhe mund t’i sjellin shqetësime serioze Presidentit Erdogan në të ardhmen e afërt.

Pikërisht këtë rrezik duket se ka lexuar edhe Erdogani përpara se merrte vendimin për përjashtime nga partia dhe pas humbjes nga ana e AKP të bashkive në pesë ndër qytetet kryesore të vendit, përfshi Stambollin dhe Ankaranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>