Gjykata e Tiranës do të gjykojë për kallëzim të rremë Ervin Matën, Ajax Boshnjakun, Geldo Hotin, Redi Popeskun dhe Fabio Allushin, për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut.
Ndërkohë që Marviol Bilo do të gjykohet plagosje në kushtet e mbrojtjes ekstreme.
Në shkurt 2020, prokuroria dërgoi në gjykatë 4 të akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj.
Në dhjetor 2020, prokuroria mbylli hetimet për Marviol Bilon, i cili është ende në arrati.
Më 4 tetor 2018 pas një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elio Hado dhe Ervis Martinaj.
Ervis Martinaj akuzohet për krijim kushtesh për të kryer vrasjen, fshehje e të ardhurave, falsifikim pasaportash dhe organizim lojrash fati.
Ndërsa Hado akuzohet për vrasje të dy ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.