Sipas gazetës kosovare Koha.net, zyrtarë të EULEX-it u futën brenda selisë së PDK-së në Prishtinë, të premt Vetura të EULEX-it u panë në oborrin e selisë në qendër të Prishtinës. Po ashtu, zyrtarë policorë të Kosovës po qëndrojnë jashtë selisë së PDK-së.
KOHA nuk ka arritur të kontaktojë me ndonjë prej zyrtarëve të PDK-së për të mësuar arsyen e kësaj vizite të EULEX-it, por është në vendin e ngjarjes.
Dje, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli u dërgua në Hagë, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.