Eurokomisioneri Varhelyi: BE po përgatitet për një verë normale pa kufizime

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi: BE po përgatitet për një verë normale pa kufizime

Bashkimi Evropian do të sjellë 145 mijë vaksina Pfizer kundra Covid-19, në vend, përmes nismës Covax. Kjo do të jetë vetëm dërgesa e parë sepse Coavx do të furnizojë në vazhdimësi vendin me vaksina kundra Covid-19.

Lajmin e dha Eurokomisoneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Rama, në Tiranë, më 5 maj.

Ai gjithashtu u shpreh se BE po pret një sezon turistik normal këtë vit. Varhelyi sqaroi se “vendet që kanë situatë të mirë epidemiologjike mund të lëvizin lirisht si dhe për personat e vaksinuar. Ne do të rifillojmë procesin dhe shpresojmë të kemi një verë normale”.

Kryeministri Edi Rama theksoi se “Shqiëpria nuk do të vendosë asnjë kusht apo pengesë për ata që duan të vijnë në Shqipëri në verë”.

“Sezoni turistik do të jetë më i lehtë se i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek procesin e prenotimeve dhe kërkesave që rriten nga vendet e tjera për të kaluar pushimet në Shqipëri”, deklaroi Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>