Kufiri mes Shqipërisë dhe BE-së nuk do të mbyllen, pavarësisht rritjes së numrave të të infektuarve nga koronavirusi.
“Shohim që përqindja e infektimeve me COVID-19 po rritet, por, mbyllja e kufijve nuk është përgjigjja e duhur për t’u përballur me pandeminë”, tha Ylva Johansson, komisionere për Punët e Brendshme, për gazetaren Erisa Zyka, në Abc Neës, ditën e sotme.
“Në vend që të mbyllim kufijtë, ne duhet të gjejmë mënyra të tjera për të luftuar pandeminë”, shtoi eurokomisionerja.
Johansson u shpreh se vendeve evropiane do të vendosin “për listën e vendeve të treta, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt BE-së”.
Ajo tha se plan aksionin e paraqitur në takimin e ministrave të brendshëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 22 tetor, rëndësi ka konfiskimi i aseteve të krimit:
“Paratë e krimit të organizuar nuk duhet të ripërdoren për t’i bërë grupet dhe rrjetet kriminale edhe më të fuqishme. Kjo është një fushë ku kemi nevoje bashkëpunimi për sigurinë”.