Europarlamentari Beyer: Gjermania nuk do të ndryshojë qendrim për ndryshimin e terriroreve

Nga Exit News
Europarlamentari Beyer: Gjermania nuk do të ndryshojë qendrim për ndryshimin e terriroreve

Raportuesi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer, ka përsëritur kundërshitimin e Gjermanisë për një marrëveshje për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Gazeta Express, anëtari i CDU-së në Bundestag pohoi se ai nuk ishte në dijeni të deklaratave të shefit të diplomatit të BE Josep Borrell për të mospërjashtuar shkëmbimin e territoreve si një mundësi për një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Megjithatë, ai tha se qëndrimi i Gjermanisë do të mbetet kundër ndryshimit të kufijve.

“Në çdo rast, pozicioni ynë mbetet i pandryshuar. Kufiri midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të ndryshojë. Pikë. Askush nuk duhet të jetojë nën iluzionin se Gjermania mund të ndryshojë qëndrimin e saj për këtë. Nuk do të ndodhë”.

Beyer shtoi se deklarata publike se ndryshimi i territoreve ëshët një mundësi e ligjshme bien në kundërshtim me interesat e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm BE, tha ai, mund të ndihmojë në tejkalimin e sfidave politike dhe historike dhe t’i hapë rrugën Ballkanit Perëndimor për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Beyer gjithashtu deklaroi se Gjermania, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë, duhet të marrë një rol udhëheqës në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Beyer, gjithashtu u shpreh kundra protestave në rrugë ose parlamentin e Kosovës siç kanë ndodhur më parë. Njerëzit vuajnë dhe kanë nevojë për perspektivë, dhe udhëheqësit e Kosovës duhet të menaxhojnë mirë krizat.

Më në fund, Beyer pranoi se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është vonuar. Ai shtoi se arsyetimet e mëtejshme në lidhje me këtë proces nga disa shtete anëtare rrezikojnë të dëmtojnë besueshmërinë e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>