Një shtëpi është shpallur e pabanueshme në Torovicë të Lezhës si pasojë e përmbytjeve.
Shtëpia është dëmtuar rëndë dhe ka pasur plasaritje.
Familja po evakuohet në një zonë tjetër më e sigurt nga përmbytjet.
Sakaq në orët e fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Për pak minuta është bllokuar qarkullimi.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se situata e përmbytjeve është drejt normalizimit.