Facebook mbyll faqe dhe llogari për ndikim të paligjshëm në fushatën presidenciale në SHBA

Nga Exit News
Facebook mbyll faqe dhe llogari për ndikim të paligjshëm në fushatën presidenciale në SHBA

35 llogari dhe 3 faqe në Facebook, dhe 88 llogari në Instagram u hoqën sepse po përpiqeshin të ndikonin në zgjedhjet presidenciale në SHBA, tha kompania të enjten.  Këto llogari ishin në Rumani dhe bënin sikur ishin amerikanë.

“Njerëzit pas këtij rrjeti përdornin llogari të rreme · disa prej të cilave janë kapur dhe fshirë nga sistemi automatikihst — për tu sjellur si amerikan, duke shtuar dhe duke komentuar në përmbajtjet e tyre, dhe menaxhoni faqe të rreme si admiruesit e Presidentit Trump”, tha Facebook në raportin mujor të raportimit mbi “sjelljen e pavërtete”.

Këto faqe dhe llogari kishin më pak se sa 10 mijë ndjekës. Kompania tha se aktiviteti i tyre shkelte politikën e ndërhyrjes së huaj në një mënyrë të “koordinuar të sjelljes së pavërtet për llogari të një entiteti të huaj”.

Kompanitë e medias sociale si Twitter dhe Facebok kanë qënë në presion për të luftuar keqinformimin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>