Kryeministri Edi Rama vazhdon të thotë që shqiptarët nuk kanë dëshirë të punojnë.
Ministri i Punës Blendi Klosi vazhdon të thotë që punë ka, por mungojnë profesionistët.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi para pak kohe se brezi i tij nuk do të arrijë dot të shohë drejtësi, sepse në Shqipëri vazhdojnë të bëhen e ndryshohen ligje, por që nuk zbatohen kurrë. Kjo, sipas tij, ndodh për faj të mungesës së burimeve njerëzore.
Nuk është e re, si teori politike: nuk është populli që duhet të zgjedhë qeverisje më të mirë, por janë udhëheqësit që duhet të zgjedhin një popull më të mirë.
Njësoj si pronarët e një firme private.
Dhe në emër të drejtësisë e të integrimit në botën demokratike perëndimore.