Fatos Lubonja: Shpallja “non grata” e Llallës është skandal politik

Fatos Lubonja: Shpallja “non grata” e Llallës është skandal politik

Publicisti Fatos Lubonja e ka quajtur shpalljen e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla si person “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një skandal politik.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, zoti Lubonja tha se akuzat janë bërë pa bërë publike prova:

“Kemi të bëjmë me një skandal politik. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një ambasador të akuzojë një prokuror të Republikës. Nxirr provat!

Është skandal sepse nuk ka prova! Nëse i ke nga shërbimet nxirr provat ose mbetet personale. Nuk shkon por ne jemi të obsesionuar se po e tha Amerika e tha Zoti. Është një gjë që mban erë të keqe për mua. Është fyese për Shqipërinë, për dinjitetin e të gjithëve!”

Fatos Lubonja vazhdoi më tej duke thënë se në rast se shërbimet amerikanë janë përqëndruar vetëm tek ish-Kryeprokurori Llalla atë herë ka diçka që nuk shkon:

Në qoftë se shërbimet amerikane qenkan përqëndruar vetëm tek Llalla, ka diçka që nuk shkon. Se ne kemi kryeministra, ish-kryeministra, presidentë e ku di unë. Ose është për arsye politike: pra meqë ka penguar reformën në drejtësi.

Po pse more do më heqë njëri mua vizën se nuk besoj tek reforma në drejtësi?!

Duke iu drejtuar amabasadorit amerikan, Zoti Lubonja u shpreh:

Ndërkombëtarët sillen si protektorë pa përgjegjësi. Kuptojmë që ky zotëria për këto që thotë duhet të mbajë përgjegjësi, jo të ikë nesër e të mos mbajë përgjegjësi. Këta [ambasadorët e huaj dhe ndërkombëtarët] duhet të sillen ndryshe, të tentojnë të na ndihmojmë të rritemi dhe jo të marrin rolin e prindit tek ne.

Reforma në drejtësi siç shihet po dëshron sepse ONM nuk po mblidhet. Ne ju japim fuqi protektore, kur protektorët nuk mbajnë përgjegjësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>