Fatos Lubonja si President konsensual

Nga Ilir Aliaj
Fatos Lubonja si President konsensual

Javën e shkuar, përveç debateve për krizën e thellë politike ku është zhytur vendi u hap edhe debate për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Palët shprehën qartë dy qëndrime, mazhoranca dogji dy raunde nga pesë që lejon Kushtetuta, me pretekstin se po pret opozitën për të zgjedhur një President konsensual; ndërsa kryetari i opozitës, Basha kërkoi që Presidenti i ri të zgjidhet me votim direkt nga populli. Në fakt duhet thënë që propozimi i opozitës është hedhur në tregun e ideve politike pothuaj një vit më parë nga Ben Blushi.

Nuk kam në mend që këto pak rrjeshta t’i përdor për të hyrë në debate se si duhet zgjedhur Presindeti. Por një gjë është interesante—palët kërkojnë në postin e kreut të shtetit të zgjidhet një përsonazh konsensual. Ditë më parë Kryeministri Rama tha se për këtë post duhet gjetur një njeri që të arrijë të ulë në bisedime të gjitha palët kur Shqipëria ka nevojë.

Ajo që duhet theksuar është se pavarësisht emrave të shumtë në media, partitë politike nuk kanë mbështetur asnjë kandidat zyrtar. Ndoshta, pavendosmëria e partive politike ndodh ose  sepse palët po luajnë ndonjë nga ato lojrat e fshehta të politikës ose nuk kanë gjetur ende një kandidatë konsensual.

Nisur nga kjo mendoj se është e detyrë e çdo shqiptari që të hedh në tregun e ideve emra të përsonazheve që mendon se e plotësojnë kushtin e të qënurit i pavarur nga palët dhe që ka kontribut në jetën publike shqiptare.

Prandaj mendoj se personazhi që i plotëson këto kushte dhe që do të ishte në të mirë të Shqipërisë për postin e Presidentit është Fatos Lubonja. Nuk besoj se ka shumë nevojë që në pak rrjeshta të bëhet një biografi e tij, pasi të gjithë e njohin atë për një person, i cili qëndron mbi palët. Sigurisht, ai do të ishte edhe një imazh shumë i mirë për Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>