Federata evropiane e trashëgimisë kulturore apel Ramës: Mos e prishni Teatrin Kombëtar

Federata evropiane e trashëgimisë kulturore apel Ramës: Mos e prishni Teatrin Kombëtar

Federata Pan-Evropiane për Trashëgiminë Kulturore ‘Europa Nostra’ i bën apel Kryeministrit Rama të mos shembë godinën e Teatrit Kombëtar, por ta ruajë atë për rëndësinë historike e arkitektonike që ka si ndërtesë.

Europa Nostra, me anë të një letre, shprehet se nuk bie dakord me asnjë qëndrim që e cilëson këtë monument si të pavlerë e të padenjë për vlerën historike që mbart. Përkundrazi shkruhet në letër,”Europa Nostra beson se vlerat e paçmuara europiane të kësaj prone publike i tejkalojnë shumëfish përfitimet afatshkurtra të atyre që duan ta shembin atë”:

“Teatri Kombëtar, ndërtuar në vitin 1938 nga arkitekti italian Giulio Berte është një prej qendrave më të rëndësishme kulturore e sociale në Tiranë. Teatri është një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane nga ajo periudhë dhe është e vetmja ndërtesë e llojit të saj në Tiranë.

Ruajtja e një godinë historike si ajo e Teatrit Kombëtar është shumë e rëndësishme sepse është pjesë e pandashme e trashëgimisë së qytetit dhe ka një vend special në memorien kolektive të së kaluarës.

Ne nxisim qeverinë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe gjithë grupet e tjera të interesit ta rishikojnë vendimin për ta prishur këtë pikë historike evropiane dhe të marrin në konsideratë restaurimin e tij për ta për ta bërë atë një teatër me standarde evropiane.”

Në letër, Europa Nostra shpreh mbështetjen dhe ndaj qytetarëve, artistëve e profesionistëve që prej kohësh po portesojnë kundër vendimit të qeverisë Rama për ta shembur Teatrin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>