Në ambientet e pallatit të sportit Ramazan Njala, ku ndodhet edhe KZAZ 21 në Durrës, kandidati i PD, Ferdinand Xhaferri u konfliktua me ish-kryetarin socialist të bashkisë, Vangjush Dako.
Burime për Exit News bëjnë me dije se, në përfundim të numërimit të kutisë së fundit, Xhaferri iu afrua shtabit të PS, ku ishte ish kryetari i bashkisë Vangjush Dako.
Ky i fundit raportohet se i ngriti dorën duke e uruar në mënyrë ironike për fitoren, ndërkohë që Xhaferri i kujtoi se ishte non grata nga SHBA si përgjigje.
Kaq ka mjaftuar që situata të përshkallëzohet dhe palët të shkëmbejnë fyerje.
Më pas, përkrahësit e të dyve u bashkuan, duke vazhduar përballjen verbale.
Situata është qetësuar me ndërhyrjen e forcave të rendit.