Festivali i Eurovisionit do të zhvillohet online

Nga Exit News
Festivali i Eurovisionit do të zhvillohet online

Festivali i Eurovisionit do të zhvillohet online, për shkak të pandemisë së COVID-19. Organizatorët e këtij festivali kanë menduar një procedurë tjetër, për zhvillimin e festivalit dhe shpalljen e fituesit.

faqen zyrtare të Eurovisonit, përcaktohet mënyra se si do të shpallet fituesi I këtij festivali dhe çmimet që do të shpërndahen.

Të gjithë personat mbi 18 vjeç, do të hyjnë në Spotify dhe do të zgjedhin një nga këngët nga 41 vendet pjesmarrës.

Sa më shumë të dëgjohet një këngë, aq më shumë pikë do të grumbullojë. Afati për të votuar është deri në 16 maj.

Në përfundim vendi që ka mbledhur më shumë pikë do të shpallet fitues.

Në disa media ka qarkulluar një lajm se Shqipëria është renditur në vendin e fundit. Ky lajm është i pavërtetë, pasi festivali i  Eurovisionit është anulluar për shkak të koronavirusit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>